Connect with us

Bota

Kishte veshur bluzën me Arkanin, boksieri shqiptar rreh në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb

Publikuar

Një incident i pazakontë ka ndodhur në Zvicër, ku boksieri shqiptar nga Kumanova, Astrit Sejdi, ka goditur në mes të Zyrihut djalin e kriminelit famëkeq serb, Zeljko “Arkan” Raznatovic.

Lajmi u bë publik nga ish-deputeti Azgan Haklaj, i cili tregoi se gjithçka ndodhi pasi Astriti pa në bluzën e të riut portretin e Arkanit dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

“Sot në orën 17:25, në Zyrih, ky djalosh trim nga Kumanova, Astrit Sejdi, teksa u ndesh me djalin e Arkanit dhe pa në bluzë fytyrat e Arkanit e Putinit, nuk duroi dot. E mori para si buldozer! Tani sapo ka dalë nga stacioni policor, shëndosh e mirë,” shkroi Haklaj.

Arkani ishte një prej figurave më famëkeqe të luftërave në ish-Jugosllavi, i akuzuar për krime të rënda lufte, përfshirë masakra, dëbime masive dhe mizori ndaj civilëve në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Si udhëheqës i “Tigrave të Arkanit”, ai u bë simbol i dhunës paraushtarake serbe. Përveç akuzave për krime lufte, ai ishte i përfshirë edhe në krimin e organizuar.

Zeljko Raznatovic u vra në vitin 2000 në hotelin “InterContinental” në Beograd, në një atentat që tronditi opinionin publik.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK