Connect with us

Kosovë

Kërkohet ndihmë nga KFOR-i dhe FSK-ja për fikjen e zjarrit në Mitrovicë; pamje nga djegia e shtëpive

Publikuar

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se 22 vatra të zjarrit janë aktive në Kosovë, bazuar në të dhënat e përditësuara në gjashtë orët e fundit.

Situata, sipas kësaj agjencie, është më e rënduar në fshatin Kçiq të Vogël të Mitrovicës, ku për lokalizimin e zjarreve është kërkuar ndihmë nga KFOR-i, FSK-ja dhe Policia.

Jepi zë publikon pamje nga diegia e shtëpive në këtë zonë:

“Në ndihmë për intervenim në fshatin Kçiq aktualisht janë Njësitë e Mitrovicës Jugore dhe Veriore, Zubin Potok, Prishtinë, Vushtrri, Njësia Nacionale për shuarjen e zjarreve”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të plotë nga Qendra Operative e Agjencisë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

NA NDIQ NË FACEBOOK