Bota
“Ju mund ta ktheni të qeshurën te fëmijët” – Melania Trump i kërkon paqe Putinit

Fox News Digital ka mësuar se Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, i ka dërguar një “letër paqeje” presidentit rus Vladimir Putin, duke i thënë se “është koha” për të mbrojtur fëmijët dhe gjeneratat e ardhshme në mbarë botën, përcjell TV21.
Letra, e shkruar nga Melania dhe e dorëzuar personalisht nga presidenti Donald Trump para samitit në Alaskë, u lexua menjëherë nga Putin përpara delegacioneve amerikane dhe ruse.
“Si prindër, detyra jonë është të ushqejmë shpresën e brezit të ardhshëm. Si liderë, përgjegjësia jonë shkon përtej rehatisë së disa individëve të privilegjuar. Duhet të përpiqemi të krijojmë një botë të denjë, ku çdo shpirt të zgjohet në paqe.”
“Z. Putin, ju mund t’ua ktheni të qeshurën melodioze këtyre fëmijëve. Duke mbrojtur pafajësinë e tyre, ju nuk shërbeni vetëm Rusinë – ju shërbeni gjithë njerëzimin.”.
















