Connect with us

Bota

Jahti i një biznesmeni përfshihet nga zjarri në portin e Budvës, publikohen pamjet

Publikuar

Nga Porti i Budvës është nxjerrë një jaht rreth orës 20:00, i cili u përfshi në zjarr.

Edhe pse dukej se zjarri ishte shuar, flakët u rindezën përsëri sapo jahti u largua nga vendqëndrimi, raporton Vijesti.

Nga Porti i Budvës kanë njoftuar se ekipet e tyre e kanë nxjerrë jahtin jashtë marinës, në det të hapur, për sigurinë e mjeteve të tjera lundruese.

Kreu i Shërbimit për Mbrojtje dhe Shpëtim në Budva, Dragan Bozhoviq, deklaroi se zjarrfikësit kishin parandaluar përhapjen e zjarrit në mjetet e tjera lundruese. Ai tha gjithashtu se në shuarjen e zjarrit ishin angazhuar shtatë ekipe.

Jahti i përket biznesmenit B. M.

Nga Drejtoria e Policisë u bë e ditur se rreth orës 20:15, policia në Budva është informuar nga vetë pronari i jahtit, i cili ndodhej në bord në momentin kur mjeti lundrues u përfshi nga zjarri.

Në deklaratë thuhet se pronari dyshon se shkaku më i mundshëm i zjarrit është ndonjë defekt teknik.

“Me ngjarjen është njohur prokurori i Prokurorisë Themelore në Kotor, i cili do të shkojë në vendin e ngjarjes pasi të lokalizohet zjarri, së bashku me ekspertin për zjarre, shpërthime dhe aksidente, me qëllim që të përcaktojnë me saktësi shkakun e zjarrit dhe hapat e mëtejshëm që bien në kompetencën e tyre”, thuhet në deklaratën e policisë.