Lajme
Imeri dhe Bafqari-Bakiji marrin drejtimin e dy klinikave të rëndësishme në Shkup

Në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup janë bërë ndryshime të reja në pozitat udhëheqëse të disa institucioneve shëndetësore.
Në Klinikën e Toksikologjisë, Argjend Imeri është emëruar drejtues i ri, duke zëvendësuar Andon Çibishev, i cili ka mbajtur këtë pozitë për një periudhë të gjatë.
Ndërkohë, në vend të Nikolina Grazdovska, në krye të Institutit të Biokimisë Klinike, është emëruar Doc. Dr. Spec. Mimoza Bafqari-Bakiji, e cila tashmë zyrtarisht mban postin e drejtoreshës së këtij institucioni të rëndësishëm në kuadër të Qendrës Universitare “Nënë Tereza”.
Emërimet janë pjesë e riorganizimit të brendshëm në kuadër të sistemit shëndetësor publik dhe vijnë në një periudhë kur institucionet shëndetësore janë në fokus për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe efikasitetit të menaxhimit.















