Shqipëri
Ilir Meta nxjerr emrat e ‘tradhtarëve’, ja cfarë pritet – Reagimi
Publikuar
para 12më

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të gjyqtarit Erjon Çela për të mos e liruar nga masa e sigurisë. Në një deklaratë publike, Meta e quajti gjyqtarin “noter të SPAK-ut” dhe akuzoi SPAK-un për një “farsë gjyqësore” të ndërtuar pa asnjë provë.
Akuzat për intimdimimin e dëshmitarëve dhe lidhjet e tyre
Meta kundërshton argumentin e SPAK-ut, sipas të cilit lirimi i tij do të rrezikonte intimidimin e dëshmitarëve, duke e cilësuar këtë si “mashtrim publik”. Ai pretendon se shumica e dëshmitarëve të përmendur nga prokuroria nuk janë më anëtarë të Partisë së Lirisë. Përkundrazi, Meta pretendon se disa prej tyre tashmë janë “rilindas të thekur” apo janë larguar me veprimtari të dyshimta, duke lënë të kuptohet se dëshmitë e tyre mund të jenë të manipuluara.
“Pengmarrje” për interes të Ramës dhe paralajmërimi i Metës
Meta e cilësoi masën e sigurisë si një “pengmarrje” të bërë për interesa të “regjimit mafioz të Edi Ramës”. Ai paralajmëroi se do të bëjë publike të gjitha “mashtrimet” e SPAK-ut pas seancës paraprake të gjykimit. Deklarata e Metës theksoi se nuk ekzistojnë “zero prova, zero fakte penale dhe zero dëshmitarë” kundër tij. Ai i bëri thirrje Partisë së Lirisë të “përshkallëzojë denoncimin e aferave korruptive ulëritëse të Edi Ramës dhe kryeaferës së tij: Kapjen e Drejtësisë.”

You may like





BDI Strugë me akuza ndaj kryetarit Mendi Qyra: “Shumë foto, pak punë”

Ministria e Energjetikës: Sistemi elektroenergjetik i vendit mbetet stabil dhe i gatshëm

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Kurdisën aksident për të marrë para nga kompanitë e sigurimit, dënohen 6 persona për mashtrim

Abdixhiku lajmërohet nga takimi i GP: Me 18 deputetët e LDK-së, në përcaktimin e rrugëtimit të përbashkët përpara

“Non grata” për Belën dhe Alimin, vijojnë reagimet! Lamallari: Nuk lejojmë agjenda që cenojnë sigurinë

Ministria e Drejtësisë përcjell në Francë kërkesën zyrtare për ekstradimin e Ermal Beqirit

Seanca konstituive e Kuvendit nesër në ora 10:00, ky është rendi i ditës

BDI: Nafta u shtrenjtua për mbi 20%, brenda një muaji

“Big Brother” në Aeroport? Sinjalizimet për monitorim i kamerave nga telefoni privat përplasin Doganën me Agjencinë për Privatësi

Mexhiti: Rruga “Faik Konica” në Dizhon po merr pamje të re, punimet drejt përfundimit
