Connect with us

Ndryshe

Ikja e njeriut të “kanaçeve” nën komunizëm, lotët e diskutueshme të një ish-komunisti ndaj tij

Publikuar

Sali Berisha, një ish-komunist prej çerek shekulli që më pas u konvertua në antikomunist, pasi morri frenat e një partie antikomuniste si PD-ja pak ps themelimit të saj në 1991, i ka thurrur lavde nekrologjike një prej emrave më të shquar të botës së “kanaçeve” nën komunizëm, formës dhe mjetit se si mund të shiheshin kanalet e huaja, Saimir Maloku.

Ky i fundit ndërroi jetë dhe me këtë shkak është vlerësuar nga Berisha, që nga ana e tij përbën një ndër paradokset më të gjalla të post-komunizmit shqiptar, sa politik e sa karakterial.

“Saimir Maloku, njeriu që në kushtet e errësirës së plotë informative të vendosur nga diktatura komuniste, përdori njohuritë e tij si inxhinier ndërlidhjeje dhe me guxim ndërtoi antizhurmuesin që bënte të mundur marrjen e valëve televizive të RAI-t dhe stacioneve të tjera të huaja. Shpikja e tij u përhap me shpejtësi; qarqet dhe tranzistorët për ndërtimin e ‘kanaçes’ silleshin fshehtas nga jashtë.

Shpesh e kam kujtuar ‘Kanaçen’ e Saimir Malokut si një lloj VPN-i i kohës, që u mundësonte njerëzve të ndiqnin botën e lirë, ashtu siç shkarkojnë sot aplikacione për të ndjekur TikTok-un që Edi Rama e bllokoi në vitin elektoral.

Për aktin e tij kundër censurës zyrtare, Saimir Maloku u arrestua, u dënua dhe vuajti shumë vite burg. Ai u angazhua që në ditët e para të lëvizjes demokratike dhe ishte aktiv në revoltën paqësore që përmbysi shtatoren e diktatorit Enver Hoxha në Tiranë. Më pas, ai kontribuoi në fitoren e Partisë Demokratike dhe mbështeti vazhdimisht kauzën e saj”, shkruan ndër të tjera Berisha.

Por vetë ai nuk thotë nëse në kushtet e të qënit komunist guxonte të shihte kanale të huaja. Apo nëse shihte, çfarë ndiqte dhe kishte më për zemër. /tesheshi.com/

NA NDIQ NË FACEBOOK