Lajme
Ibrahimi godet Ali Ahmetin: Pse kurrë nuk mbajti tubim për ushtarët e UÇK-së në Maqedoni?

Një reagim i ashpër ka ardhur nga njëri prej liderëve të koalicionit opozitar VLEN, Zeqirja Ibrahimi, për shkak të pjesëmarrjes së Ali Ahmetit në një tubim në Kosovë kushtuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ibrahimi ka ngritur një sërë pyetjesh të drejtpërdrejta që, sipas tij, kanë mbetur pa përgjigje për më shumë se dy dekada.
Postimi i plotë i Ibrahimit:
Sot Ali Ahmeti do të mbajë fjalim në tubimin e UÇK-së në Kosovë.
Kjo është arsye që t’ia bëjmë edhe disa pyetje:
– pse kurrë nuk mbajti asnjë tubim për t’i mbrojtur ushtarët e UÇK-së në Maqedoni të Veriut?
– çfarë bëri ai në qeveri, ku e kishte zëvendësministrin e policisë, në kohën që ajo polici e vrau kryekomandantin e UÇK-së, Harun Aliun – Kushtrimin?
– pse ai në 22 vjet pushtet nuk miratoi ligj për veteranët e UÇK-së, ndërkohë që ua dhuroi krejt përfitimet branitellave maqedonas?
– pse nuk ka shkuar asnjëherë për vizitë te familja e Komandant Kushtrimit dhe e Komandant Shqiponjës?
Dhe, më e rëndësishmja:
– çfarë ka deklaruar para hetuesve të Gjykatës Speciale (me fjalorin e Hashim Thaçit, “çfarë ka kënduar si bilbil”) në dy ditët që e kanë marrë në pyetje dhe pse ai shpëtoi pa “ferrë në këmbë”, ndërkohë që drejtuesit e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së po i bëjnë disa vite në burg?
Hiç më shumë.

















