Bota
I riu vritet dhe copëtohet me sëpatë nga nëna dhe e dashura

Një ngjarje tronditëse është regjistruar së fundmi në Itali në qytetin Gemona del Friuli, në verilindje të vendit.
Alessandro Venier 35 vjeç, është vrarë e më pas copëtuar me sëpatë nga nëna dhe e bashkëjetuesja e tij, me të cilën kishte dhe një fëmijë 6 muajsh. Trupi i pajetë i 35-vjeçarit u gjet i hedhur në një kosh mbeturinash pranë banesës së tij si dhe i mbuluar me gëlqere me qëllim eleminimin e aromës së trupit.
Policia italiane ka vënë në pranga nënën e tij Lorena Venier, 61 vjeçe, me profesion infermiere, dhe partneren kolumbiane, 30 vjeçe. Hetimet tregojnë se autoret fillimisht e kanë droguar 35-vjeçarin e më pas e kanë vrarë.
Shkak për këtë ndodhi dyshohen të jenë bërë konfliktet e vazhdueshme në familje, ndërsa debati i fundit ka ndodhur se Alessandro ka refuzuar të shtrojë tavolinën e ngrënies. Sakaq, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.











