Connect with us

Lajme

Hoxhallarët e Strugës apelojnë: Stop politizimit të Muftinisë – Kërkojnë masa nga Reisi, Shaqir Fetahu

Publikuar

Pasi anëtarë të Muftinisë së Strugës, po bëjnë fushatë të hapur politike, për kandidatin e Ziadin Selës dhe BDI-së, Arsim Dalipi, disa nga Hoxhallarët e xhamive në Strugë kanë reaguar hapur.

Ata kërkojnë që Muftinia e Strugës e udhëhequr nga Muftiu, Adi Murtishi, të ndalojë fushatën politike dhe të fokusohet tek shërbimi ndaj besimtarëve musliman.

“Përfaqësues dhe të punësuar në Muftininë e Strugës për fat të keq, për çdo ditë po e shkelin kredibilitetin fetar të këtij institucioni.

Paraqitjet publike dhe mbështetja e hapur e kandidatëve dhe subjekteve politike për zgjedhjet lokale, e ka krijuar përshtypjen tek xhemati musliman i Strugës se Muftinia është shndërruar në shtab të partisë dhe se hoxhallarët janë aktivist partiak dhe jo në shërbim të fesë Islame dhe besimtarëve.

Edhe më shqetësues është fakti se thirrjet e të punësuarve krijojnë përçarje mes besimtarëve musliman në Strugë por edhe i fyejnë ata duke i quajtur si “tradhëtarë” ose me epitete të ndryshme.

Ora24.tv ditë më parë njoftoi se si anëtarë të Muftinisë së Strugës, hapur bëjnë fushatë politike për kandidatin e Ziadin Selës dhe BDI-së, Arsim Dalipi.

Në fushatë, drejtpërdrejtë janë përfshirë hoxha i Tateshit të Epërm, Shpendi Ibraimi i cili pret hapur në fshat kandidatin dhe qëndron në vendin kryesor në takim, por edhe fushata e hapur në rrjetet sociale, e cila është shpeshtuar edhe pas reagimeve të Muftinisë.

Referenti i Muftinisë së Strugës, Mevlur Aliut, i cili është nip i ish-ministrit të arsimit nga radhët e BDI-së, Jeton Shaqiri.

Më pas janë edhe Sekretari i Muftinisë, Shefit Ajredini, i cili ka kryesuar pritje e kandidatit të Ziadin Selës në fshatin Shum.

Pas reagimit të mediave, muftiu, Adi Mjrtishi tha për Ora24.tv se Muftinia respekton vendimin e BFI-së që Muftitë dhe përfaqësuesit fetar të mso merren me aktivitete politike, por jo që kjo nuk u ndalua, por po merr një hov edhe më të madh, ku anëtarët e Muftinisë fyejnë edhe besimtarët w Strugës që nuk mendojnë si ata duke i quajtur si “Rrahman Morina” ose tradhëtarë!

Sipas burimeve tona, në fushatë janë të përfshirë edhe anëtar të tjerë dhe hoxhallar që kanë pasur pozita të ndryshme në shoqëri, të cilat mund ti publikojmë ditët në vijim./Ora24.tv

NA NDIQ NË FACEBOOK