Connect with us

Lajme

Hoxha që mbolli 50 mijë pemë: Kështu ka thënë Profeti Muhamed…

Publikuar

Imami në pension Ali Ural, i cili jeton në fshatin Dagdibi, një nga fshatrat me lartësi më të madhe në Gumushane të Turqisë, e gjëlbëroi fshatin e tij në një pyll duke mbjellë jo pak por 50 mijë pemë, kryesisht pisha.

Në një lartësi prej 1900 metrash, aty ku nuk rriteshin as pemë frutore dhe nuk kishte pyll deri në vitin 1985, përpjekjet për pyllëzim të iniciuara nga imami në pension i xhamisë së fshatit, Ali Ural, ndryshuan peisazhin përreth.

Ai mbolli mbi 50,000 pemë në fshat përgjatë 40 viteve rresht. Ural i siguroi vetë fidanët e tij dhe u kujdes personalisht për të gjithë rritjen e tyre, që nga mbjellja deri te ujitja, të gjitha shpenzimet e mbuluara nga xhepi i tij. Ndaj, sot fshati Dagdibi krenohet me një larmi të gjerë pemësh të mbjella nga Ural, duke përfshirë pisha, akacie, bredh etj. Fshatarët thonë se dikur pa asnjë pemë të vetme, zona e tyre tani është e rrethuar nga pyje të harlisura.

Vetë Ali Ural tha: “Kur fillova për herë të parë, sigurisht, nuk kishte asnjë pemë të mbjellë në fshat. Nuk kishte pisha, bredha apo pemë frutore; nuk kishte asnjë prej tyre, madje as ato më të mirat. Sigurisht, pata shumë hezitim vitin e parë. Kur i pyeta fqinjët para mbjelljes, ata thanë: ‘Mos u mundoni kot. Nuk do të ketë më pemë frutore apo pisha këtu siç nuk ka patur deri me tani’. Por unë këmbëngula dhe vendosa të mbjell. Vitin e parë, fillova me rreth 50-60 pisha dhe pemë frutore. Sigurisht, punuam shumë me frutat, por u zhgënjyem. Meqenëse frutat që merrnim ishin nga bujqësia, këtu nuk dhanë asnjë rendiment, frutat nuk u rritën. Bëra edhe një gabim sepse nuk i njihja kushtet klimatike këtu. Pas kësaj, eksplorova tokën. Fillova të mbjell në kreshta dhe në vende që nuk grumbullonin borë, por ku kishte vetëm fllade. Kur arritën 40-50 centimetra, miqtë nga Drejtoria e Pyjeve i shikuan dhe më thanë: ‘Pishat mund të rriten këtu, vazhdoni’. Puna jonë e vazhdueshme për dy ose tre muaj ishte mbjellja e pishave. Numri i tyre ka tejkaluar 50,000”.

Ali Ural, i cili deklaroi se do të vazhdonte të mbillte fidanë, vazhdoi: “E bëra këtë sepse ky fshat kishte nevojë për të. E pashë nevojën dhe kam një dashuri të lindur për pemët. Kam ende fidanë për të mbjellë, dhe në dashtë Allahu do të vazhdoj. Qytetarët nuk duhet të rrinë duarkryq; ata duhet të mbjellin. Profeti ynë thotë: ‘Nëse shihni se po afron kijameti dhe keni një fidan në dorë, mbilleni atë’”.

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK