Connect with us

Lajme

Hamas: “Rezistenca, derisa të mbarojë pushtimi!”

Publikuar

më

Organizatat militante palestineze të udhëhequra nga Hamasi thanë të enjten se rezistenca nuk do të ndalet derisa të mbarojë “pushtimi” dhe të krijohet një shtet i pavarur, plotësisht sovran me Jerusalemin si kryeqytet, duke iu përgjigjur të ashtuquajturës “Deklaratë e Nju Jorkut” që i bëri thirrje grupit të lëshonte armët.

“Deklarata e Nju Jorkut”, e përgatitur nga Franca dhe Arabia Saudite, bashkëkryetare të konferencës, dhe e mbështetur nga 15 vende të tjera (përfshirë Brazilin, Kanadanë, Turqinë, Jordaninë, Katarin, Egjiptin dhe Mbretërinë e Bashkuar), si dhe Bashkimin Evropian dhe Ligën Arabe, bën thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe arritjen e “një zgjidhjeje të drejtë, paqësore dhe të qëndrueshme për konfliktin izraelito-palestinez bazuar në zbatimin e një zgjidhjeje me dy shtete”.

Në këtë kontekst, këto vende theksojnë se “qeverisja, zbatimi i ligjit dhe siguria në të gjithë territorin palestinez duhet të jenë përgjegjësi e vetme e Autoritetit Palestinez, me mbështetjen e duhur”.

Këto deklarata pasqyrojnë angazhimet që presidenti [alestinez Mahmoud Abbas bëri në qershor në përgatitje për këtë konferencë dhe në perspektivën e bindjes së më shumë vendeve për të njohur një shtet palestinez.

Edhe pse Asambleja e Përgjithshme e OKB-së nuk e ka dënuar kurrë sulmin e paprecedentë të Hamasit më 7 tetor 2023, i cili çoi në hakmarrjen izraelite në Gaza, teksti “dënon” këtë sulm. /tesheshi.com/

NA NDIQ NË FACEBOOK