Connect with us

Sport

Granit Xhaka zyrtarisht kapiteni i parë i ekipit Sunderland

Publikuar

më

Sunderland AFC ka zyrtarizuar sot emërimin e Granit Xhakës si kapiten të skuadrës për sezonin 2025-26.

Mesfushori shqiptar nga Kosova, i njohur për lidershipin dhe karakterin e tij të fortë në fushë, do të udhëheqë ekipin në rikthimin e tij në Premier League.

Xhaka, i cili ka mbajtur më parë shiritin e kapitenit tek ekipe si Borussia Mönchengladbach dhe Arsenal, si dhe në disa ndeshje historike të Bayer Leverkusen-it, është kapiten i Zvicrës që nga viti 2020, duke grumbulluar një rekord prej 137 paraqitjesh me kombëtaren.

Në deklaratën e tij pas konfirmimit të lajmit, 32-vjeçari shprehu emocionet e forta për këtë përgjegjësi të re:

“Më bën jashtëzakonisht krenar të qenët kapiten i këtij klubi dhe i kësaj skuadre.

Dua të tregoj lidership brenda dhe jashtë fushës, duke ndihmuar shokët e ekipit në stërvitje dhe në çdo aspekt të klubit.

Të jesh pjesë e historisë së Sunderland-it, përkrah emrave që kanë mbajtur këtë shirit më parë, është një nder.

Kush më njeh, e di çfarë të presë nga unë,  jam një fitues dhe dua të fitoj, dhe pres të njëjtën gjë nga të gjithë bashkëlojtarët e mi.”

Trajneri Régis Le Bris theksoi rëndësinë e këtij vendimi për sfidat që presin skuadrën në elitën e futbollit anglez:

“Në Premier League, do të jetë thelbësore të kemi vazhdimësi, maturi dhe përvojë.

Graniti i ka të gjitha këto cilësi.

Sjellja e tij deri tani ka qenë mbresëlënëse dhe në fushë shihet qartë niveli i tij i lartë.

Lojtarët e tjerë ndiejnë ndikimin e tij dhe lidershipi i tij do të ndihmojë ekipin teksa përshtatemi me këtë mjedis të ri dhe përballemi me sfida e mundësi të reja.

Roli i Granitit do të jetë pjesë e një strukture të re lidershipi që do të finalizohet pas mbylljes së merkatos.”

Me Xhakën si kapiten, Sunderland synon të ndërtojë mbi stabilitetin dhe forcën e karakterit, për të garantuar një sezon të suksesshëm në kthimin e tyre në ligën më të fortë në botë.

Advertisement

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shqipëri23 minutes ago

“Kjo barbari nuk ka ndodhur as në vitet ‘90”- Berisha drejton protestën nga selia, thirrje për nesër: Të solidarizohemi me studentët

Lajme27 minutes ago

Haqim Ramadani me apel: Të mos keqpërdoret emri im!

Lajme33 minutes ago

Drejt Strasburgut: Dr. Betim Jahja nominohet për përfaqësues të vendit në Këshillin Evropian të Gjyqtarëve

Maqedoni1 hour ago

Strumica më e ngrohta, Popova Shapka në të ftohtë ekstrem – ja sa shënuan termometrat në Maqedoni!

Maqedoni1 hour ago

Rritje pagash për ushtarët nga 1 janari, zgjidhje për ata që mbushin 45 vjeç

Bota1 hour ago

Kos: Ukraina një nga vendet që po përparon më së shpejti drejt anëtarësimit në BE

Maqedoni2 hours ago

Mickoski: Dy interkonektorët e gazit do të rrisin rëndësinë gjeostrategjike të Maqedonisë së Veriut

Lajme3 hours ago

Venera Azizi: Letërnjoftimin dhe patentën e shoferit po e sjellim në formë të digjitalizuar

Maqedoni3 hours ago

Dhunë mes të miturve në Shkup: Rrahin një fëmijë në oborrin e shkollës, videon e publikojnë në internet!

Shqipëri3 hours ago

Pasi u përqafuan me Policinë te Ministria e Arsimit, protestuesit i vënë zjarrin derës së Ministrisë së Ekonomisë! Grupi i drejtohet Kryeministrisë, efektivët gardh

Maqedoni3 hours ago

Drogë, armë dhe para në banesë – kallëzim penal ndaj 24-vjeçarit nga Shkupi!

Kosovë3 hours ago

Për gjashtë muaj si Presidente, Albulena Haxhiu ua dha shtetësinë e Kosovës me dekret 29 personave (Dokument/Emrat)

NA NDIQ NË FACEBOOK