Connect with us

Kosovë

Gjendet i vdekur një person në fshatin Prekaz të Skenderajt

Publikuar

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Prekaz i Poshtëm të Skenderajt, njofton policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe autoambulanca, ku mjeku ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet për rrethanat e vdekjes janë duke vazhduar.

NA NDIQ NË FACEBOOK