Lajme
Gaza, në cekësinë katastrofale të një boshi politik

A keni dëgjuar ndonjëherë ndonjë gjë të mençur nga një ish-deputet e zyrtar i PD-së me emrin Edmond Spaho?
A ju ka tërhequr për diç kjo ish-figurë politike tashmë jashtë saj?
A keni lexuar te ai ndonjë fisnikëri mendimi?
A keni pikasur te ai sado pak inteligjencë politike apo thjesht njerëzore?
A keni menduar ndonjëherë se ai mund të ishte vërtet një burrë shteti nëse do i besohej pushtet?
A keni parë te ai modelin e fisëm të politikanit që i duhet Shqipërisë?
A ja ka ngacmuar ndonjë dimension botëkuptimor i veçantë te ai?
Dhe pse renditen pyetje të tilla për të ndërkohë që nuk ka qenë lajm për asgjë në sa e sa vite ishte emër në në PD?
Ai as sot nuk është lajm, veç faktit të një shkalle të lartë boshësie deri në injorancë kur merr përsipër të flasë për Gazën. I rreshtuar amoralisht krah Izraelit, ky bosh politik nga më monumentalët e boshësisë tipike politike, mban së fundi një ndër qëndrimet më katastrofale, pos amorale, karshi asaj që ndodh në Gaza.
Nuk është se bën ndonjë analizë sfiduese, nuk është se ofron ndonjë të dhënë sfiduese ndaj atij realiteti gjenocidal atje, nuk është se zotëron ndonjë arsyetim të thellë e sfidues; e kundërta, është aq sipërfaqësor deri në çudi për cekësinë që e karakterizon, deri në paturpësi.
Lexojeni ç’shkruan së fundmi dhe eksperimentoni: hiqjani në një moment emrin si autorësi dhe mendoni se për kë do u kishte shkuar mendja se e ka shkruar këtë paçavure që krahas logjikës fëminore ka dhe ligësi brenda.

Sigurisht, që është një ish-figurë politike, një ish-deputet, një goxha burrë në moshë, që madje i është thënë dhe profesor, e pra këtë kurrë nuk do ta kishit çuar ndër mend. Thjesht do kishit menduar se do e ketë shkruar ndonjë budalla anonim nga ato që popullojnë rrjetet sociale.




















