Connect with us

Lajme

Frymëzimet serbe të Tritan Shehut: “ëndrra syhapur” me riardhje në pushtet

Publikuar

Tritan Shehu, një ndër figurat më shumë anektodike se sa serioze politike në PD, sheh të protestat e fuqishme anti-Vuçiç në Serbi, të cilat po zgjasin me muaj dhe nuk po njohin asnjë zbehje, atë që sipas tij do të ndodhë me gjasë dhe në Shqipëri.

Frymëzimi serb i Shehut nuk është vështirë të lexohet si një afsh i përflaktë i tij për rikthim në pushtet, edhe pse vetë PD, ai dhe skota e tij, janë shkaktarët kryesorë që Rama vijon në mamdatin e katërt qeverisës, tashmë dhe me shumicë të cilësuar në parlament, pa asnjë shenjë rënie nga pushteti.

Posti i Tritan Shehut, pos shqipes katastrofike të tij, është dhe një boshësi apo naivitet politik i pakapërdishëm.

“Serbi, ‘Per ke bijen kembanat’?

 Pa dyshim po bijen per rregjimin e Vucic ne krize te thelle, por jo vetem kaq.

Protestat e atyshme mund te jene si nje sinjal me i gjere.

Ne ballafaqim me rregjimet pseudo demokratike, te korruptuara, nen diktatin e krimit ne Ballkanin Perendimor, sic eshte dhe ai i Beogradit.

Sepse e tille eshte dhe motoja e Heminguej, “askush nuk eshte nje ishull me vehte”.

Dhe keto “kembana” duhet te bejme te degjohen edhe ketu midis nesh, qe jetojme nen nje rregjim anadollak, te mbytur nga korrupsioni, lidhjet me krimin, antiperendimor e antieuropeist.

Rezimi i ketyre rregjimeve, hapja rruge e demokracise, te drejtes, europeizmit, eshte tashme nje domosdoshmeri, qe kerkon ballafaqimin e forte me sulltanatet tona ne Rajon.

Prandaj rregjimet kerkojne te bllokojne tingujt e te tilla “kembanave”, t’i censurojne ato.

Sic duket e kane lexuar John Donne qe u drejtohet: “Ato bijen per ty”!

Kjo po ndodh edhe tek ne.

Por besoj se shurdhesise tashme po i vjen fundi.

Shqiptaret, populli me perendimor, i aspirates se thelle Europiane, duhet jo thjesht te degjoje ato “kembana”…

Por duhet te bejne te tingellojne fort tonat, jo vetem brenda kufijeve tane, por dhe jashte tyre, ne sinkron me ato qe jane aspiratat e popujve tane ne kete pjese te Europes, qe quhet Ballkani Perendimor!’, shkruan politikani me zero talent apo shkëlqim politik, Tritan Shehu. /tesheshi.com/

NA NDIQ NË FACEBOOK