Connect with us

Lajme

Fluks i madh në Rrugën e Kombit – kolona mbi 30 kilometra drejt Shqipërisë

Publikuar

më

Qindra qytetarë nga Kosova kanë marrë rrugën drejt bregdetit shqiptar këtë të diel, duke shkaktuar kolona të gjata në aksin rrugor Morinë–Milot.

Si pasojë e fluksit të madh, lëvizja e automjeteve është ngadalësuar ndjeshëm, sidomos në segmentin Rubik–Milot, ku kolonat janë raportuar të shtrihen mbi 30 kilometra.

Sipas dëshmive të qytetarëve, situata është bërë veçanërisht e vështirë në afërsi të kryqëzimit të Milotit, ku bllokimi ka ndikuar edhe në drejtimet Milot–Lezhë dhe Milot–Tiranë.

NA NDIQ NË FACEBOOK