Connect with us

Lajme

Fillon prishja e shkollës së mesme tekstile në Tetovë/ Kasami: Do ndërtohen dy objekte arsimore

Publikuar

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar sot fillimin zyrtar të prishjes së objektit të vjetër të shkollës së mesme tekstile – një hapësirë që për vite me radhë ka qenë vend edukimi për gjenerata të tëra nxënësish të dalluar.

Në vend të ndërtesës ekzistuese do të ngrihen nga themeli dy shkolla të reja, moderne dhe funksionale: gjimnazi “7 Marsi” dhe shkolla e mesme tekstile “Gjoce Stojçevski”.

Kryetari Kasami thekson se objektet e reja do të ndërtohen sipas standardeve bashkëkohore, me hapësira të përshtatshme për procesin arsimor dhe të pajisura me teknologji të avancuar.

“Po investojmë aty ku të tjerët nuk besojnë, sepse çdo investim VLEN,” thekson Kasami, duke nënvizuar përkushtimin e komunës për të avancuar arsimin dhe infrastrukturën në çdo cep të pushtetit lokal.

NA NDIQ NË FACEBOOK