Connect with us

Maqedoni

Fillimi i vitit të ri shkollor rrit shpenzimet për prindërit! Një nxënësit i duhen 1800 deri 4000 denarë për materiale shkollore

Publikuar

Fillimi i vitit të ri shkollor po afron, dhe bashkë me emocionet e nxënësve për rikthimin në banka, vijnë edhe shpenzimet për prindërit. Fletore, lapsa, vizore, goma, çanta dhe mjete të tjera të domosdoshme për mësim janë ndër produktet që çdo nxënës duhet të ketë gati në ditën e parë të shkollës.

Çmimet në libraritë dhe dyqanet e materialeve shkollore ndryshojnë, por llogaritjet tregojnë se një nxënësit i duhen minimalisht rreth 1.800 denarë, ndërsa shuma maksimale mund të arrijë deri në 4 mijë denarë, varësisht nga cilësia dhe marka e produkteve që zgjidhen.

“Realisht një nxënësit u duhet nga 1800 denarw deri në 4 mijë denarw maksimumi”, tha Muhamed Arsllani – Libraria Nobel.

Qeveria ka marr masa për uljen e çmimeve të materialeve shkollore. Shitësit me shumicë nga 15 gushti janë detyruar që të ulin materialet shkollore me të paktën 10 përqind, ndërsa në tregtinë me pakicë me të paktën 15 përqind.

“Çmimet janë zbrit për 15% në të gjithë pajisjet shkollore, duke përfshirë lapsat, fletoret, blloqet, vizatimet , ngjyrat shkollore të llojeve të ndryshme, brushat , dhe gjithçka që është material shkollor është me minimum 15% zbritje”, u shpreh Islam Abazi – Libraria Rilindja.

Qeveria bën thirrje të mos bëhen përpjekje për të anashkaluar vendimin, sepse Inspektorati Shtetëror i Tregut do të monitorojë në terren nëse ai respektohet. Në të kundërt, do të pasojnë sanksione.
Prindërit thonë se përveç listës së domosdoshme të materialeve, shpenzime shtesë krijojnë edhe uniformat apo veshjet e reja, duke e bërë fillimin e shtatorit një periudhë financiare sfiduese për shumë familje.

Shqipëri4 minutes ago

Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

Lajme1 hour ago

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatitet për një sulm masiv, ka mundësi të kryhet sonte

Maqedoni3 hours ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme4 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni5 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri6 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme7 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni8 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri8 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme9 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni11 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri11 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

NA NDIQ NË FACEBOOK