Connect with us

Bota

Fidan: Nëse lejohen sulmet e pamatura të Izraelit, kjo do ta vë në flakë të gjithë rajonin

Publikuar

më

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, paralajmëroi se sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Gaza dhe në të gjithë Palestinën kërcënojnë ta përfshijnë të gjithë rajonin në konflikt, nëse nuk ndalen, raporton Anadolu.

Duke folur në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM) në Ankara mbi Gazën, Fidan tha se Izraeli ka “kryer gjenocid në Gaza për dy vitet e fundit, duke injoruar vlerat themelore humanitare para syve të botës”.

Ai tha se Turqia ka ndërprerë të gjithë tregtinë me Izraelin, ka mbyllur hapësirën ajrore për avionët izraelitë dhe nuk lejon anijet turke të shkojnë në portet izraelite.

Fidan shtoi se Ankaraja kundërshton çdo propozim që parashikon zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza, duke i quajtur plane të tilla “të pavlefshme”. Ai tha se mizoritë e kryera në Gaza “janë regjistruar si një nga kapitujt më të errët në historinë e njerëzimit”.

Kryediplomati turk e përshkroi rezistencën palestineze si një luftë që “do të ndryshojë rrjedhën e historisë, do të bëhet simbol për të shtypurit dhe do të lëvizë gurët e një rendi të kalbur”.

Fidan dënoi më tej sulmet më të gjera rajonale të Izraelit, duke thënë: “Ky qëndrimi i pamatur (sulmet e Izraelit në Gaza, Liban, Jemen, Siri, Iran); është manifestimi më i qartë i një mentaliteti i shtetit terrorist që sfidon rendin ndërkombëtar”.

Lidhur me Sirinë, ai theksoi se Turqia “nuk do të lejojë që komunitetet e lashta dhe të çmuara të Sirisë të shfrytëzohen” për qëllime të shtrembëruara kundër integritetit territorial të Sirisë.

Gjatë seancës, kryetari i TBMM-së, Numan Kurtulmuş, bëri thirrje gjithashtu për “hapa konkretë” kundër Izraelit, duke përfshirë pezullimin e anëtarësimit të tij në organizata ndërkombëtare si OKB-ja, derisa të braktisë “politikat gjenocidale”.

Pas 22 muajsh konflikti të pamëshirshëm, monitoruesi global i urisë, Klasifikimi i Fazës së Sigurisë Ushqimore të Integruar (IPC) tha se mbi gjysmë milioni njerëz në Rripin e Gazës po përballen me urinë, varfërinë dhe vdekjen, ndërsa 1,07 milion njerëz të tjerë, mbi gjysma e popullsisë, po përballen me nivele emergjente të pasigurisë akute ushqimore.

Izraeli ka vrarë rreth 63 mijë palestinezë në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023. Fushata ushtarake e ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me zi buke.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhërarreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

– ⁠Turqia ka ndërprerë tregtinë me Izraelin që nga 2 maji 2024

Turqia e uli tregtinë e saj me Izraelin me afërsisht 30 për qind në periudhën shtatëmujore nga 7 tetori 2023 deri më 2 maj 2024.

Në fazën e parë, qeveria turke ndaloi eksportet në Izrael më 9 prill 2024 për 1.019 produkte të ndara në 54 kategori.

Më 2 maj 2024, u bë e ditur se eksporti, por edhe importi dhe tregtia tranzite me Izraelin u ndërprenë plotësisht, duke e çuar tregtinë me këtë vend në zero.

Lajme7 minutes ago

Kryeparlamentari Gashi: 22 Nëntori i Alfabetit Shqip është themel i unitetit dhe të ardhmes së përbashkët

Lajme12 minutes ago

Ymeri kritikon masat emergjente të Qeverisë për energjinë: Kapaciteti i Ujmanit nuk e mbulon mungesën e B1-shit

Shqipëri42 minutes ago

Çfarë ndodhi në Qafë-Thanë? Himni shqiptar në Pustec ndez debat në konferencën me Mickoskin, gazetari nga Tetova përplaset me Ramën

Lajme1 hour ago

Mexhiti: Para 20 vjetësh sollëm bustin e Skënderbeut, sot lehtësojmë kalimin e kufirit

Lajme1 hour ago

Kasami: Në Qafë Thanë dhe katër vendkalime tjera kufitare do të ketë vetëm një kontroll për qytetarët

Lajme1 hour ago

22 Nëntori – Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, 118 vjet nga Kongresi historik i Manastirit

Lajme1 hour ago

Rama dhe Mickoski promovuan “One Stop Shop” në Qafë Thanë, nga nesër nis zbatimi

Lajme2 hours ago

Skandaloze çfarë po zbulon Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt: Dyshime për falsifikim dokumentesh dhe shkelje institucionale

Maqedoni3 hours ago

Ali Ahmeti: Nëntori na bashkon, gruaja shqiptare shtyllë e familjes dhe e identitetit kombëtar

Lajme4 hours ago

“One Stop Shop” në pikën kufitare Qafë Thanë

Shqipëri4 hours ago

E diela sjell ndryshim të motit, reshjet e shiut përfshijnë disa zona, ja si do të luhaten temperaturat sot

Lajme5 hours ago

Skemat e mirëqenies sociale, ASK jep të dhënat: Afërsisht 40 mijë veteranë janë përfitues, prijnë pensionet bazike të moshës

NA NDIQ NË FACEBOOK