Connect with us

Lajme

Fatmir Sabriu: Investimi te të rinjtë është investim për një të ardhme më të mirë

Publikuar

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, sekretarit shtetëror në Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Sabriu mori pjesë sot në një takim miqësor në Qendrën për të Rinj në Ohër – një hapësirë ku energjia rinore dhe idetë e reja marrin jetë.

Gjatë vizitës, ai dhe të pranishmit diskutuan tema kyçe për rininë, përfshirë mundësitë për arsim dhe punësim, angazhimin qytetar dhe zhvillimin personal. Sabriu u njoh nga afër me ambientet e qendrës dhe u frymëzua nga kreativiteti dhe energjia e të rinjve që bashkëpunojnë në projekte e aktivitete të ndryshme.

“Ky takim më kujtoi se rinia ka vizion, ide të reja dhe dëshirë për ndryshim. Investimi te të rinjtë është investim për një të ardhme më të mirë,” u shpreh ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK