Shqipëri
Ekzekutohet në mes të Athinës 30-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Athinën, ku një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në zonën e “Agio Pandeleimona”. Sipas burimeve policore greke, dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti për pazare droge.
Policia greke ka gjetur trupin e pajetë të një personi në zonën e “Agio Pandeleimona” në Athinë. Pas kontrollit, në trupin e viktimës janë gjetur dokumente, përfshirë një pasaportë shqiptare, çka ka bërë të mundur identifikimin e tij si shtetas shqiptar.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se pista kryesore e autoriteteve është një prishje e pazareve të drogës. Megjithatë, ende nuk ka detaje të plota mbi identitetin e viktimës dhe rrethanat e sakta të ekzekutimit.
Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për të mbledhur prova dhe për të identifikuar autorët e këtij krimi të rëndë. Pritet që në orët në vijim të dalin informacione të tjera zyrtare lidhur me këtë rast.
















