Lajme
Daut Haradinaj reagon ndaj heshtjes së Albin Kurtit për gjuhën e urrejtjes në Maqedoninë e Veriut

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar me tone të ashpra ndaj, siç e quan ai, mungesës së reagimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për retorikën antishqiptare që u shfaq mbrëmë në Kumanovë.
Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj thotë se “ndryshimi” që Kurti pretendoi ta sillte në këtë vend po shoqërohet me “klithma shurdhuese” të urrejtjes ndaj shqiptarëve.
Ai rendit disa nga sloganet që, sipas tij, janë dëgjuar së fundmi:
“Dhoma gazi për shqiptarët”
“Shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur”
“Maqedoni e pastër (pa shqiptarë)”
“Shqiptarët e mallkuar ta dijnë se emri Maqedoni nuk zhduket”
Haradinaj e akuzon Kurtin për heshtje dhe mungesë reagimi, duke e quajtur atë “kumbarë të koalicionit qeverisës në Maqedoni të Veriut”.


















