Connect with us

Lajme

Daut Beqiri: Uragani i quajtur Haraçinë fillon punën!

Publikuar

Kandidati për Haraçinën, Daut Beqiri, ka nisur fushatën me një mesazh të fuqishëm: imazhi i vërtetë i komunës është ai i vlerave, arritjeve dhe energjisë rinore.

Në ekipin e tij po i bashkohen dhjetëra të rinj me tituj master dhe doktoraturë në fusha të ndryshme, të cilët synojnë të dëshmojnë se Haraçina është vatër e vlerave kombëtare, intelektuale, kulturore dhe sportive.

“Ky është realiteti ynë, jo ai që disa kanë tentuar ta paraqesin ndryshe. Haraçina nuk është qendër e errët, por simbol i zhvillimit dhe krenarisë,” theksoi Beqiri.

Me këtë nisje, Haraçina po hap fushatën që VLEN.

NA NDIQ NË FACEBOOK