Maqedoni
Bujar Osmani prezantoi „Syri Qytetar” – katër mekanizma kundër korrupsionit në Çair
Publikuar
para 1më

“Çairi sot është një nga komunat më jotransparente në Maqedoni. Korrupsioni dhe nepotizmi e ngulfatin zhvillimin, ndërsa komuna është e uzurpuar nga ata që e udhëheqin. Në vend që t’u shërbejnë qytetarëve, ata punojnë për interesat e tyre,” – theksoi kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani.
„Sot jam këtu për të dhënë fjalën se kjo merr fund pas ndryshimit të pushtetit më 19 tetor. Nga më jotransparentja, Komuna e Çairit do të jetë në pesë komunat e para për transparencë,” – porositi Osmani.
Ai theksoi se fjalët boshe ua lë kundërshtarëve të tij politikë, ndërsa ai vetë do ta dëshmojë me vepra. Për këtë qëllim prezantoi setin e ri të mekanizmave për luftë kundër korrupsionit dhe mbrojtje të interesit publik nën emrin „Syri Qytetar”.
„Ky set përfshin katër zgjidhje të reja që deri më tani nuk i ka futur asnjë komunë. Nuk mjafton vetëm të kesh dëshirë, por nevojiten edhe mekanizma të qartë.” Katër mekanizmat që e përbëjnë „Syrin Qytetar” janë:
Hapja publike e tenderëve – Çdo hapje e ofertave për prokurime publike do të jetë publike, me transmetim direkt dhe me incizim të qasshëm në internet. Kjo lejohet me ligjin për prokurime publike deri në një fazë të caktuar të procedurës.
Gjatë gjithë procedurës do të zbatohet monitorim i pavarur nga OJQ dhe ekspertë për antikorrupsion në procesin e përzgjedhjes së ofertuesit më të favorshëm te tenderët më të mëdhenj, në mënyrë që të sigurohet procedurë e drejtë dhe ligjore.
“Arka publike” – Ndjekja online e llogarive, të hyrave dhe pagesave të komunës, përmes një mjeti të thjeshtë me të cilin qytetarët në çdo kohë do të mund të dinë se për çka shpenzohen paratë e tyre.
“Kontrolli AI” – Futja graduale e automatizimit të kontrolleve me mjete të inteligjencës artificiale, të cilat do ta eliminojnë anshmërinë njerëzore dhe do të alarmojnë nëse diçka nuk është në përputhje me ligjin.
„Me këto mekanizma konkrete dhe efikasë do të sigurojmë transparencë të vërtetë dhe do ta mbrojmë komunën nga korrupsioni. Kjo është angazhimi im ndaj qytetarëve të Çairit,” – theksoi Osmani.

You may like




BDI Tetovë kërkon publikimin e analizave të ISHP-së: Frikësimi i qytetarëve nuk mund të përdoret për inkasim parash

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

Paralajmërohet protestë në Hagë më 16 shtator

E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi

Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë

Nga milionat dhe luksi te qelia, si ka ndryshuar realiteti për vëllezërit Tate

Shkarkohet Bedri Gjureci, Adrian Jakupi emërohet drejtor i shkollës së mesme “Saraj”

Spajiq: Po përgatiten veprime për destabilizimin e Malit të Zi, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të dy shteteve të rajonit

Sulmet janë të pabazuara, sinjali burimor i “Arenave” nuk është në Maqedoni

Sulm masiv kibernetik në 3 aeroporte të Britanisë së Madhe, autoritetet në alarm, u prekën rreth 9 mln klientë!

‘‘Këta veç me blloku e dinë’’, Rama për Çekun: Si ministër i Kulturës e bllokoi Prishtinën, sot mësimin- mjerë populli për ju
