Connect with us

Maqedoni

Bujar Osmani me plan për shpëtimin e FC Shkupit nga kriza

Publikuar

më

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka reaguar mbi gjendjen e vështirë të FC Shkupit, duke prezantuar një plan konkret për ta nxjerrë klubin nga kriza dhe për ta rikthyer lavdinë e dikurshme.

Osmani tha se situata aktuale e klubit – largimi i lojtarëve kryesorë, përplasjet mes tifozëve dhe udhëheqësisë, si dhe borxhet e mëdha – është alarmante dhe kërkon veprime urgjente. “Një klub me histori si FC Shkupi nuk mund të mbetet në udhëkryq pa zgjidhje”, deklaroi ai.

Formula e shpëtimit sipas Osmanit:

  • Shqyrtimi ligjor i kontratave të stadiumit – Osmani tha se një ekip juristësh do të analizojë marrëveshjet e përdorimit të stadiumit të Çairit, për të parë nëse ka pasur parregullsi në dhënien me koncesion të hapësirave komerciale, të cilat mund të gjeneronin të ardhura për klubin.

  • Vlerësimi i pronësisë së huaj – Të shqyrtohet se çfarë garancish apo plane zhvillimore kanë pasur investitorët e huaj kur klubi kaloi në pronësinë e tyre.

  • Menaxhimi i borxheve – Sipas Osmanit, FC Shkupi duhet të shfrytëzojë burimet tradicionale të të ardhurave (FFM, UEFA, të drejtat televizive, reklamat, shitja e lojtarëve), duke i menaxhuar ato me transparencë. Ai përmendi se vetëm nga shitja e pesë lojtarëve klubi ka përfituar mbi 3.2 milionë euro.

  • Kryesi teknike e përkohshme – Për të garantuar daljen nga kriza, Osmani propozoi themelimin e një kryesie të përkohshme me përfaqësues të komunës, tifozëve, opinionit sportiv dhe udhëheqësisë aktuale.

  • Strukturë e re funksionale – Klubi të ketë sektorë të qartë administrativë, financiarë, ligjorë, të marketingut dhe të sigurisë. 10% e aksioneve të mbeten në pronësi të komunës, ndërsa 90% të ndahet mes investitorëve.

  • Fuqizimi i Akademisë dhe talenteve të rinj – Osmani theksoi se mbi 300 fëmijë stërviten aktualisht në akademinë e Shkupit, të cilët duhet të jenë baza e zhvillimit të klubit. Ai propozoi bashkëpunim me klubet shqiptare të qytetit për selektimin e talenteve.

Osmani tha se do të promovojë projektin e shpëtimit të FC Shkupit edhe tek bizneset e suksesshme shqiptare, duke i ftuar që të investojnë në një projekt afatgjatë.

“Me sjelljen e investitorëve dhe me një menaxhim profesional, FC Shkupi do të rikthehet në një nga skuadrat më të forta të futbollit vendor, me ambicie për të përfaqësuar denjësisht Çairin dhe shqiptarët në Evropë”, përfundoi Osmani.

Advertisement
Maqedoni14 minutes ago

Befason Brukseli për çështjen me Bullgarinë! Siljanovska: “Është e qartë se ka ndryshim”

Kosovë16 minutes ago

Zgjedhja e presidentes, Hamza: Beteja për drejtësi të vazhdojë, çlirimtarët tanë s’do të jenë vetëm

Lajme34 minutes ago

Kasami uron Presidenten e re të Kosovës: Kosova në rrugë të mbarë drejt stabilitetit institucional

Lajme2 hours ago

Osmani: Shiroka Pula nuk ishte pjesë e marrëveshjes sonë politike

Maqedoni3 hours ago

Ar, orë të shtrenjta dhe çanta “Hermès”, “Louis Vuitton” dhe “Dior” gjenden gjatë bastisjeve.

Shqipëri3 hours ago

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

Lajme4 hours ago

Justina Shiroka Pula zgjedhet presidente e Republikës së Kosovës

Maqedoni6 hours ago

Restorantet dhe hotelet shtrenjtohen sërish – çmimet rriten 3.8%

Lajme7 hours ago

Votimi i ndryshim-ligjit për Specialen, Haradinaj: Kjo ishte fitore e protestuesve për ditë të tëra që nuk u dorëzuan

Maqedoni8 hours ago

“Pesë vatra zjarri në të njëjtën kohë në Tearcë”, reagon ashpër Daut Memishi: Përparimi i komunës sonë nuk do të ndalet nga veprimet e papërgjegjshme!

Shqipëri9 hours ago

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

Kosovë9 hours ago

Justina Shiroka-Pula presidente e re e Kosovës

NA NDIQ NË FACEBOOK