Connect with us

Lajme

Blerim Sejdiu sjell shtetin në Merovë: Po flasim me punë, jo me premtime

Publikuar

Banorët e fshatit Merovë të komunës së Zhelinës më në fund do të përfitojnë dy projekte kapitale: furnizimin me ujë të pijshëm dhe ndërtimin e rrugës që lidh Merovën me Sallarevën, rrugë e cila përdoret edhe nga qindra vizitorë gjatë fundjavave.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Zhelinës, Blerim Sejdiu, i cili së bashku me zv.kryeministrin dhe ministrin e MMJPH-së, Izet Mexhiti, deputetin Adnan Azizi, ministrin Besar Durmishi dhe drejtues të tjerë lokalë, vizituan fshatin të premten.

“Dy projekte milionëshe në vetëm një fshat si asnjëherë më parë. Në çdo fshat po flasim me punë, me zhvillim të çdo pjese pa dallim, për zotimin që Zhelina të jetë urbane sepse e tillë do të bëhet,” u shpreh Sejdiu.

NA NDIQ NË FACEBOOK