Connect with us

Lajme

Bilall Kasami takon banorët e lagjes Cetinskë pas namazit të Xhumasë

Publikuar

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, pas përfundimit të namazit të Xhumasë, zhvilloi një kafe-bisedë të ngrohtë me banorët e lagjes Cetinskë.

Në këtë takim vëllazëror siç njoftoi Kasami, u diskutua për projektet zhvillimore që po realizohen në qytet, me theks të veçantë tek nevojat dhe prioritetet e kësaj lagjeje.

Banorët e pritën me mikpritje dhe shprehën interesim të madh për planet e ardhshme, ndërsa Kasami theksoi se bashkëpunimi dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët është çelësi për një Tetovë më të zhvilluar.

“Buzëqeshja dhe vullneti i mirë i tyre më shtojnë motivin për të vazhduar këtë rrugëtim, për ndryshim e zhvillim të qytetit tonë – të Tetovës sonë më të mirë,” u shpreh Kasami./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK