Connect with us

Lajme

Bilall Kasami: Lagjja Cetinsk krenare me profesorin Milaim Shabani

Publikuar

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka qëndruar për vizitë në konakun e profesorit të njohur Milaim Shabani, ku u zhvillua një kafe dhe bisedë e këndshme. Profesori Shabani, i cili gjithë jetën e tij ia kushtoi arsimit dhe kulturës, tashmë është pensionuar, duke lënë pas një trashëgimi të vyer në arsim dhe formimin e shumë brezave.

“Lagjja Cetinsk është krenare që ka pasur një profesor të tillë, ndërsa nxënësit e Llacës dhe Sellcës do ta ndiejnë mungesën e tij pas pensionimit”, u shpreh Kasami.

Ai falënderoi familjen Shabani për mikpritjen dhe vlerësoi lartë kontributin e profesorit, i cili për dekada ishte shembull i përkushtimit dhe dashurisë ndaj dijes dhe kulturës.