Maqedoni
Bekim Qoku: Si mund të udhëheqë Bujar Osmani Çairin, kur shtëpia e tij është pa leje?

Bekim Qoku, koordinator i koalicionit VLEN, ka reaguar ndaj kandidatit të BDI-së për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, duke e akuzuar se jeton në një shtëpi pa leje ndërtimi.
“Çfarë shembulli dhe modeli për qytetarët po na paraqet ky politikan, tashmë me disa akuza për korrupsion?” – ka shkruar Qoku, duke ngritur dyshime mbi integritetin e kandidatit.
Ai gjithashtu u ka uruar qytetarëve “zgjedhje të mbara dhe të drejta”, duke apeluar për transparencë dhe respektim të ligjit nga të gjithë kandidatët në garën zgjedhore.















