Connect with us

Lajme

Bajram Rexhepi dhe Arben Taravari në terren: Bashkë për Besëlidhjen

Publikuar

Bajram Rexhepi dhe Arben Taravari në terren: Bashkë për Besëlidhjen

Kandidati i AKI-së për Tetovën, Bajram Rexhepi, i shoqëruar nga kreu i ASH-së, Arben Taravari, kanë qëndruar sot në terren duke takuar qytetarët dhe duke promovuar mesazhin e Besëlidhjes.

Rexhepi dhe Taravari theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe unitetit shqiptar: “Me doktor Arben Taravarin dhe strukturat partiake, #bashkë në rrugën e Besëlidhjes – Aleanca Kombëtare për Integrim. Besëlidhja është koalicioni më i madh dhe historik i shqiptarëve në vendin tonë, që lindi në një kohë kritike për kombin dhe për orientimin gjeostrategjik të shtetit,” deklaroi Rexhepi.

Ai shtoi se solidariteti dhe bashkëpunimi janë vendimtarë në kohë sfidash: “🤝 Është shumë e fisme t’ia shtrëngosh dorën vëllaut. Sidomos në kohë të vështira si kjo, kur më e rëndësishmja është të jemi #bashkë në anën e duhur të historisë.”

NA NDIQ NË FACEBOOK