Lajme
Azizi takon veprimtarin e çështjes kombëtare në mërgatë Prof. Dr. Nuhi Arslanin

Shefi i Shtabit të Koalicionit VLEN, Adnan Azizi, është takuar me veprimtarin e çështjes kombëtare në mërgatë, Prof. Dr. Nuhi Arslanin.
Prof. Arslani është ligjërues në Klinikat Universitare të Sllovenisë, në Fakultetin e Mjekësisë të Universiteteve të Mariborit dhe Lubjanës, si dhe në Prishtinë.
Azizi e ka cilësuar takimin si një kënaqësi të veçantë, duke vlerësuar rolin e Prof. Arslanit si kontributor të shquar për çështjen kombëtare dhe shkencën mjekësore.
















