Connect with us

Lajme

Azizi: Shpifjet e opozitës nuk e ndryshojnë qëndrimin e VLEN-it, në Strugë mbështesim Mendi Qyrën

Publikuar

Shtabi Qendror i VLEN-it dhe Shtabi Komunal i VLEN-it në Strugë njoftojnë publikisht se në zgjedhjet lokale të 19 tetorit do të mbështesin vetëm kandidatin e pavarur, Mendi Qyrën.

Shefi i shtabit zgjedhor të VLEN-it, Adnan Azizi, shprehu keqardhjen për, siç i cilësoi ai, fushatat joetike dhe të bazuara në shpifje nga partitë e opozitës në Strugë dhe bashkëpunëtorët e tyre, që garojnë me kandidatura të pavarura.

“Koalicioni i Zullumit e ka dorëzuar Strugën që tani dhe përpiqet me shpifje të fitojë ndonjë votë më tepër”, – theksoi Azizi.

Sipas tij, të gjitha pretendimet se VLEN ose partitë që e përbëjnë mbështesin kandidatë të tjerë janë të pavërteta dhe vijnë nga struktura opozitare me qëllim krijimin e konfuzionit tek qytetarët.

Azizi përsëriti se VLEN dhe partitë përbërëse – Lëvizja BESA, Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët – nuk mbështesin askënd tjetër përveç kandidatit të pavarur Mendi Qyra.

NA NDIQ NË FACEBOOK