Connect with us

Bota

Avioni bie dhe shpërthen në flakë! S’ka asnjë të mbijetuar

Publikuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, mes komunave Crescentino dhe Livorno Ferraris, ku një avion i vogël është rrëzuar në mënyrë tragjike, duke i marrë jetën dy personave.

Viktimat janë babë e bijë, të cilët ndodheshin në bord gjatë fluturimit. Sipas raportimeve, avioni ka rënë në tokë me shpejtësi të lartë, duke shpërthyer më pas në flakë, çka ka bërë të pamundur shpëtimin e tyre.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilët janë angazhuar në shuarjen e zjarrit dhe nisjen e hetimeve për të zbardhur shkaqet e kësaj tragjedie ajrore.

Autoritetet italiane janë ende duke hetuar nëse rrëzimi erdhi si pasojë e ndonjë defekti teknik apo ndonjë gabimi njerëzor. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe ka sjellë në vëmendje sërish rrezikun që shoqëron fluturimet me avionë të vegjël privatë.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK