Connect with us

Shqipëri

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Publikuar

më

Nga Ylli Manjani

Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY ecc, të hakeruara në Francë me ndihmën e Policisë Hollandeze.

Gjithnjë në përgjigje të ftesës publike që na bëri zoti Altin Dumani, përgjatë intervistës së tij me zë e figurë në RTSH me gazetarin Alban Dudushi.

Një gjykatë në Zvicër, tek po gjykonte një të akuzuar për kontrabandë armësh, akuzë e bazuar thjesht në të dhënat e SKY ECC,  marra me hakerim nga Franca, ka rrëzuar përdorimin e këtyre të dhënave si provë në gjyq.

Arsyeja është shumë e thjeshtë:

Janë marrë të dhëna me përgjim e hakerim ndaj shtetasve zviceranë pa autorizimin e gjykatës zvicerane.

Ja kaq!

Jo po procedim paralel, jo po letërporosi, jo po Europol, jo po Eurojust… Jo po lufta kundër krimit e më the e të thashë.

Hiç!

Vlejnë zero me xhufkë përpara ligjit të shkruar zviceran.

Kështu vendos gjykata atje. Edhe atje ka media, portale. Ka edhe opinion publik që bën referendum edhe për orarin e muzikës në lagje.

Ligji është ligj! Gjykata është garanci dhe jo komisariat jeniçerësh.

Sa për info, kështu është edhe ligji ynë, si në zvicër.

Por gjykatat tona, në drejtimin e SPAK, injorojnë ligjin shqiptar.

Kemi 2 vite që ekzakt këtë gjë po kërkojmë në çdo gjykatë këtu. Verifikoni legjitimitetin e marrjes së provës në raport me shtetasit shqiptarë dhe ligjin e Republikës sonë!

Hiç!

Shpikje dhe racionalizime.

Gjykata Kushtetuese, më e larta në këtë vend, duhet të marrë një dizertacion në shpikje juridike antikushtetute dhe në dëm të procesit të rregullt ndaj shtetasve të këtij shteti.

Qartësisht në perëndim nuk po dënohet askush me të dhënat e sky ecc. Deri tani ka ndodhur ose kur me këto të dhëna policitë atje kanë kapur në flagrancë njerëz, ose kur ato janë përdorur si indicie për të mbledhur prova të tjera.

Po askund, askund askund nuk ka ndodhur të përdoren këto të dhëna si prova unike për të fajsuar njerëz. Gjykata e Berlinit madje tha troç:”këto të dhëna janë të ngjashme me dëshmi që nuk verifikohen dot..”.

Sepse përveç debatit se si u morën ato të dhëna, është edhe debati tjetër se ato ashtu siç janë janë thjesht fjalë, jo prova.

Kështu po flet ligjërisht e gjithë Europa. Vetëm Republika e Spak-ut e Shqipërisë nuk pajtohet me standardin Europian të gjykimit të drejtë.

Një ditë, në një moment do bëhet diçka sebep që.edhe Shqipëria të pajtohet me këtë realitet juridik perëndimor.

Por deri atëherë dëmi do jetë shumë i madh….

Atë shprehjen “ashtu ishte koha/sistemi” e kemi si larje mëkati…

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

The post Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u first appeared on JavaNews.al.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Lajme3 minutes ago

Refuzojnë avokatin e popullit, dhomat e Specializuara nuk marrin pjesë në tryezën për Gjykatën Speciale

Shqipëri2 hours ago

“Nuk ka humbje jete dhe të intubuar”- Disa të plagosur në protestën e dhunshme, flet shefi i Traumës: I riu me këmbën e dëmtuar, në gjendje stabël…

Lajme3 hours ago

Mustafa: Jam për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes PDK-së dhe LVV-së

Maqedoni4 hours ago

Dorëhiqet zv.ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

Shqipëri4 hours ago

Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Lajme5 hours ago

Pamje të rënda: Protestuesi 19 vjeçar pa vetëdije e me këmbë të thyer, duke u bartur nga policia në Tiranë

Religjion6 hours ago

Të vdesësh nuk është humbje, humbje paraqet të mos dish për çfarë po vdes

Maqedoni7 hours ago

Denoncoi vjedhjen e arit prej 3.000 eurosh, policia zbulon mashtrimin e 24-vjeçares nga Dibra!

Shqipëri7 hours ago

Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)

Maqedoni7 hours ago

Nisin vaksinat kundër gripit në Maqedoni: Kush ka përparësi dhe si të regjistroheni?

Lajme8 hours ago

“O Erjon, o legen, prite Edin se po vjen”, studentët i vënë flakën Bashkisë së Tiranës (Video)

Maqedoni9 hours ago

“Kanceri nuk do të thotë vdekje” – Onkologu Ilir Ismaili me mesazh të rëndësishëm për pacientët

NA NDIQ NË FACEBOOK