Connect with us

Kosovë

Arta Nallbani Vokshi: Bizneset lokale janë zemra e ekonomisë së Pejës

Publikuar

Kandidatja për kryetare të Komunës së Pejës, Arta Nallbani Vokshi, ka marrë pjesë sot në hapjen e një optike të madhe në qytet, e cila vjen për herë të parë si institut oftalmologjik me laborator dhe ordinancë për kontrolle të syve.

Në këtë rast, ajo ka përgëzuar pronarin e biznesit, z. Agim Ukë Mulliqi, për arritjen dhe vizionin e tij, duke theksuar se iniciativa të tilla sjellin vende të reja pune, shërbime më cilësore dhe zhvillim për Pejën.

“Është shumë e rëndësishme që komuna t’u japë mbështetje bizneseve lokale dhe të ofrojë lehtësira administrative, sepse ato janë zemra e ekonomisë së qytetit tonë,” u shpreh Vokshi.

Ajo shtoi se zhvillimi i bizneseve private dhe nxitja e sipërmarrjes janë një nga prioritetet e saj për të ardhmen e Pejës./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK