Connect with us

Lajme

Arrestohet 4 persona në Fushë Kosovë – tentuan ta grabisnin një person

Publikuar

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për grabitje në Fushë Kosovë, vetëm pak minuta pas raportimit të rastit.

Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 01:00, në rrugën “Nëna Terezë”.

Sipas policisë, të dyshuarit, duke përdorur sprej dhe forcë fizike, i kanë grabitur një qytetari një çantë që përmbante një shumë parash.

Pas një reagimi të shpejtë të njësive policore, janë arrestuar katër të dyshuarit: D.R. (21 vjeç), E.S. (23 vjeç), R.B. (24 vjeç) dhe F.Sh. (21 vjeç)./Insajderi

Me vendim të prokurorit të shtetit, ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

NA NDIQ NË FACEBOOK