Connect with us

Lajme

Arben Fetai jep lajmin e madh: Mbyllet përfundimisht deponia famëkeqe e Nikushtakut

Publikuar

Zëvendëskryeministri dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Fetai, ka njoftuar sot për mbylljen përfundimtare të deponisë të Nikushtakut, e cila për 24 vite ka ndotur mjedisin dhe ka rrezikuar shëndetin e mijëra banorëve të zonës.

“Kjo deponi ka helmuar tokën, ujin dhe ajrin, ka dëmtuar shëndetin e banorëve të Nikushtakut, Haraçinës, Grushinës e Orllancës, si dhe ka shëmtuar pamjen e komunës së Likovës. Zjarret e shpeshta, pothuajse javore, kanë lëshuar tym helmues duke rrezikuar edhe jetën e udhëtarëve”, shkruan Fetai.
Ai kujtoi se për dy dekada BDI ka mbajtur pushtetin lokal dhe qendror në këtë zonë, duke pasur madje edhe ministër të ambientit jetësor nga vetë Likova, Sadulla Durakun, por megjithatë asnjë hap konkret nuk u ndërmor për mbylljen e kësaj deponie, pavarësisht premtimeve të shumta zgjedhore.
“Qeveria e VLEN-it brenda një viti mbylli përgjithmonë këtë deponi të egër. Ky kapitull i errët tashmë i përket historisë. Zona do të sanohet dhe gjelbërohet, duke u kthyer në harmoni me bukuritë natyrore përreth. Ne jemi këtu për qytetarët dhe për të mirën e tyre”, shkroi në rrjetet sociale Fetai.

NA NDIQ NË FACEBOOK