Connect with us

Lajme

Arben Fetai dënon gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve gjatë ndeshjes Maqedoni e Veriut–Rumani

Publikuar

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka reaguar ashpër pas thirrjeve ksenofobe dhe përdorimit të gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, të cilat u dëgjuan gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës në Basketboll 2027, midis Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar mbrëmjen e djeshme.

Fetai e cilësoi këtë sjellje si një “tradhti të turpshme ndaj vlerave të respektit dhe fair-play-it që sporti duhet të mishërojë”, duke theksuar se “ksenofobia dhe gjuha e urrejtjes, pavarësisht se nga vijnë, nuk kanë vend në stadiumet tona, në shoqërinë tonë dhe as në të ardhmen tonë të përbashkët”.

Ai u bëri thirrje tifozëve, autoriteteve sportive dhe organeve drejtuese që të ndërmarrin masa të vendosura për të çrrënjosur këtë fenomen, duke paralajmëruar se heshtja apo mosveprimi vetëm sa e thellojnë klimën e urrejtjes.

“Si shtet, ne duhet të promovojmë gjithëpërfshirjen dhe respektin në çdo aspekt të jetës, përfshirë sportin. Le të punojmë së bashku për të ndërtuar një Maqedoni të Veriut ku përçarja nuk është opsion, dhe ku diversiteti është forca jonë, ndërsa uniteti, krenaria jonë”, u shpreh Zëvendëskryeministri Fetai./ZYRTARE.net/

Shqipëri5 minutes ago

Një vështrim përmes sondazheve për zgjedhjet amerikane të nëntorit

Kosovë2 hours ago

PDK i dërgon sërish letër Deharit: Thirre vazhdimin e seancës për nesër, mosrespektimi i procedurave po e thellon situatën

Maqedoni2 hours ago

VLEN: Si është e mundur që për tragjedinë me 14 viktimat të “Spitali modular”, sërish “fajtor të jetë kablloja?

Maqedoni2 hours ago

Kumanovari bashkë me nipin sulmohen në Bit Pazar të Shkupit, sulmuesit më pas ua dëmtojnë edhe veturën

Kosovë3 hours ago

Qorolli për ministrin Hoti: Jep dorëheqje o ministër i dështuar, vdekja e punëtorit dhe siguria në punë i takojnë ministrisë tuaj

Maqedoni4 hours ago

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Shqipëri4 hours ago

Bordi i Paqes për Gazën, SHBA mbështet Shqipërinë! Jep 9 mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar!

Maqedoni5 hours ago

VMRO: Rasti i “Spitalit modular” në Tetovë nuk duhet të mbetet në sirtar

Kosovë5 hours ago

Hashim Thaçi: UÇK kishte dhjetëra hoxhallarë që i kthyen xhamitë në shkolla dhe baza të UÇK-së

Lajme5 hours ago

Mickoski për vendimin e Abazit: 14 persona u dogjën të gjallë në spitalin modular në Tetovë, ndërsa Prokuroria nuk konstatoi përgjegjësi

Maqedoni5 hours ago

Derisa ishte në taksi, futi në gojë substancë dhe vdiq, 32-vjeçari nga Kumanova

Lajme5 hours ago

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë

NA NDIQ NË FACEBOOK