Connect with us

Religjion

Arabët dhe dobësia që ushqen okupatorin cionist

Publikuar

Shejh Muhamed el-Gazali

Çështja e Palestinës është një çështje unike dhe është e pamundur t’i hiqet karakteri i saj fetar. Agresioni cionist dhe okupimi i Palestinës, i mbështetur nga fuqitë botërore kryqtare, ka një qëllim të qartë: shkatërrimin e umetit islam dhe eliminimin e Islamit. Qëllimi i këtij agresioni është t’i shkatërrojë arabët, të cilët kanë qenë bartësit e Islamit për katërmbëdhjetë shekuj.

Ata që përpiqen ta largojnë Islamin nga beteja për Palestinën kontribuojnë në arritjen e këtij qëllimi, sepse Palestina, pa mbështetjen islame, do të zhduket. Pastaj do të zhduken edhe arabët, dhe muslimanët, pa arabët si pjesë e umetit islam, gjithashtu do të jenë të dënuar me zhdukje.

Të gjitha avantazhet dhe përparësitë që ka krijesa cioniste (për shkak të mbështetjes ndërkombëtare), e cila është ndërtuar mbi rrënojat tona, nuk do t’i vlejnë, nëse ne e dimë kush jemi dhe vendosim që, me fenë tonë të lartë në zemrat tona, të kërkojmë njërën prej dy të mirave: fitoren ose shehidllëkun në rrugën e Allahut.

Epërsia e armëve dhe grumbullimi i armiqve nga të gjitha anët nuk do të na trembin. Gjatë historisë sonë të gjatë, betejat tona të mëdha nuk i kemi fituar me shumicë numrash as me epërsi të armëve, por duke u mbështetur tek Allahu dhe duke i përdorur të gjitha energjitë tona.

Të gjitha betejat që cionistët i kanë fituar gjatë okupimit dhe agresionit të tyre ndaj nesh, nuk janë fituar për shkak të guximit të luftëtarëve të tyre as për shkak të fuqisë së armëve të tyre, por – dhe këtë e them me zemër të thyer – për shkak të udhëheqësve të dobët, mungesës së strategjisë së duhur dhe përhapjes së amoralit mes arabëve.

Sikur arabët me këto karakteristika të luftonin kundër një ushtrie majmunësh, do të humbnin. Si mund të fitojnë kur urrejnë njëri-tjetrin, përçahen dhe janë të gjithë larg Islamit dhe parimeve të tij të larta? Pikërisht këta udhëheqës arabë kanë bërë të mundur që cionistët ta përhapin mitin e “ushtrisë së tyre të pathyeshme”.

Kur kanë pasur ndonjëherë cionistët një ushtri të pathyeshme? Jo, por është një grusht politikanësh dhe sundimtarësh arabë-muslimanë, zemrat e të cilëve janë shkatërruar nga ateizmi dhe ndjekja e epsheve, që kanë bërë të mundur që cionistët të bindin shumëkënd për këtë gënjeshtër të tyre.

Përshtati në shqip: Miftar Ajdini

(Islampress)

NA NDIQ NË FACEBOOK