Maqedoni
Albrim Hoxha: Pas 33 vitesh pritje, inxhiniere Ajshe gjen vendin e saj në Ministrinë e Bujqësisë

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka ndarë së fundmi një histori që e ka prekur thellë. Bëhet fjalë për zonjën Ajshe, 60-vjeçare, inxhiniere e agronomisë nga Kosova, e martuar prej 33 vitesh në Tetovë.
Pavarësisht profesionit dhe përkushtimit, Ajshe ka arritur të punojë vetëm 3 vite në punë të rregullt. Pjesa tjetër e jetës së saj ka kaluar mes përpjekjeve, pengesave dhe refuzimeve të njëpasnjëshme për t’u punësuar në profesionin e saj.
Pas shumë konkurseve të humbura, dje erdhi momenti i kthesës: zonja Ajshe filloi punën në Ministrinë e Bujqësisë.
“Sepse ia vlen!”, ka përfunduar mesazhin e tij Hoxha, duke e vlerësuar historinë e saj si shembull motivimi dhe këmbënguljeje.















