Shqipëri
Aksident tragjik në Sarandë–Delvinë, humbin jetën dy vajza, një i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur “Pularia”, ku për pasojë kanë humbur jetën dy vajza të reja nga fshati Kopaçezë, njësia administrative Delvinë. Ngjarja e rëndë ka tronditur zonën, ndërsa viktimat janë identifikuar nga autoritetet, por emrat nuk janë bërë ende publikë.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një person tjetër ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikësja, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave dhe për ndihmën e të plagosurit.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga për shkaqe që janë ende në hetim.
The post Aksident tragjik në Sarandë–Delvinë, humbin jetën dy vajza, një i plagosur rëndë first appeared on JavaNews.al.




















