Connect with us

Kosovë

Aksident tragjik, humb jetën një e mitur, plagosen katër të tjerë

Publikuar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit në Kosovë, duke lënë pasoja tragjike.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident ka qenë i përfshirë një automjet.

Si pasojë e përplasjes, një i mitur ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa katër persona të tjerë janë plagosur dhe janë transportuar për trajtim mjekësor.

Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Zabel i ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet.

Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur dhe janë lënduar katër të tjerë. Vdekja e viktimës (e mitur) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, njofton policia e Kosovës.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK