Connect with us

Shqipëri

Adriatik Lapaj përfundimisht jashtë Kuvendit/ Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS, ja kush e merr mandatin

Publikuar

Adriatik Lapaj përfundimisht mbetet jashtë Kuvendit, në legjislaturën e re që pritet të nisë në shtator. Kolegji Zgjedhor i mbledhur këtë të hënë, i dha fund sagës së Lapajt për të marrë mandatin e deputetit.

Kolegji Zgjedhor la në fuqi vendimin e KAS, sipas të cilit mandatin e merr Ana Dajko, e renditur e para në listën e mbyllur të “Shqipëria Behet”.

Në argumentin e kësaj trupe edhe nëse bëhet transferimi i mandatit, në të gjitha rastet duhet të kalojë në dorën e një zonje, pasi Kodi Elektoral përcakton qartë se një grua nuk mund të zëvendësohet me një burrë.

Ana Dajko, 60-vjeçarja nga Saranda u kandidua nga djali i saj, anëtar i kryesisë së “Shqipëria Bëhet”, ndërsa njihet edhe si tezja e Lapajt. Nëse ajo nuk e pranon mandatin e dyta në listë është partnerja e Endri Shabanit.

Në zgjedhjet e 11 majit, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, për të shmangur listat e mbyllura vendosën në to familjarë dhe të afërm, të cilët do të jepnin dorëheqjen dhe mandati do t’i kalonte me të votuarit mes tyre.Iliranews

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK