Connect with us

Lajme

Adnan Azizi: Fitorja e VLEN në Haraçinë është e vulosur

Publikuar

Shefi i shtabit zgjedhor të koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka shprehur bindjen se Haraçina do të jetë një nga shembujt më të qartë të fitores së këtij subjekti në zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

Në një deklaratë të tij, Azizi tha se organizimi i madh dhe përkrahja e qytetarëve në këtë komunë tregojnë se rezultati tashmë është i sigurt. “Me organizimin që shihet në Haraçinë, fitorja qënka e vulosur,” theksoi ai.

Sipas Azizit, kjo mbështetje vjen falë pastërtisë dhe sinqeritetit të kandidatit për kryetar, Daut Beqiri, dhe angazhimit të intelektualëve të rinj haraçinas që çdo ditë i bashkohen fushatës. “Oponentët e Dautit në Haraçinë nuk duken askund, është krijuar përshtypja se vetëm VLEN ka kandidatë këtu,” shtoi ai.

Ai gjithashtu theksoi se pas zgjedhjeve, Haraçina do të shndërrohet në shembull të zhvillimit, duke bashkuar forcat e pushtetit lokal me ato të Qeverisë. “Pas tetorit, Haraçina do të zhvillohet në çdo pjesë, falë energjisë së Dautit dhe bashkëpunëtorëve të tij, në bashkëpunim me Qeverinë,” deklaroi Azizi.

NA NDIQ NË FACEBOOK