Lajme
AARC dënon thirrjet raciste kundër shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka reaguar ashpër pas thirrjeve skandaloze anti-shqiptare të dëgjuara gjatë një ndeshjeje në Maqedoninë e Veriut, ku u bë thirrje që shqiptarët të futen në “dhoma gazi”.
Në reagimin e tyre, AARC thekson se kjo gjuhë urrejtjeje nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe shumëetnike, duke kujtuar se këto thirrje rikujtojnë kapitujt më të errët të historisë europiane.
Organizata shpreh indinjatën edhe për heshtjen e udhëheqësve shtetërorë, përfshirë kryeministrin, të cilët ishin prezentë por nuk reaguan. “Udhëheqja matet me guxim moral, jo me heshtje,” thekson AARC.
Sipas tyre, shqiptarët janë pjesë përbërëse e këtij vendi dhe çdo përpjekje për nxitje urrejtjeje duhet të ndiqet me pasoja ligjore dhe institucionale.


















