Connect with us

Lajme

Zyrtari serb, me gjuhë perëndimori ndaj UÇK-së

Publikuar

Igor Popoviç, një zyrtar Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, u ndalua në pikën kufitare në Bërnjak, pasi gjatë ditës mbajti një fjalim kundër UÇK-së në Hoçë të Madhe të Rahovecit, duke e quajtur atë si “organizatë terroriste”.

Popoviç mbajti një fjalimi në një ceremoni përkujtimore të viktimave të pretenduara serbe në komunën e Rahovecit. Dhe aty lëshoi gojën ndaj UÇK-së, duke u pasuar nga reagimi i ministrit Xhelal Sveçla.

“Igor Popoviç, ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë’ në Serbi, ka mbajtur sot një fjalim në Rahovec. Deklarimet e tij gjatë fjalimit kanë nxitur urrejtje dhe përçarje ndëretnike në vendin tonë. Ai e ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si organizatë terroriste, duke i krahasuar veprimet e saj me ngjarje të rënda në historinë botërore.

Për këtë shkak, zyrtari i Qeverisë së Serbisë është ndaluar në pikën kufitare të Bërnjakut dhe më pas është dërguar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut. Ndaj tij pritet të merren masa sipas ligjeve në fuqi në vendin tonë.

Dua të theksoj se Republika e Kosovës është shtet demokratik dhe sovran. Ne as nuk kemi cenuar një shtet tjetër, as nuk kemi provokuar popullatën e një shteti tjetër dhe as nuk do të lejojmë veprime të tilla ndaj nesh.

Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë, e aq më pak të Luftës sonë Çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja. Kjo pjesë e historisë gëzon respektin e të gjithë botës përparimtare.

Deklarimet e modelit millosheviçian që administrata politike e Serbisë të drejtuar nga Vuçiç i mban ende gjallë dhe i shpërndan kudo, janë të dënueshme sepse janë përçarëse, të pavërteta sepse janë të trilluara, dhe të dëmshme sepse janë në kundërshtim me çdo normë ndërkombëtare të fqinjësisë dhe shoqërive përparimtare,” thuhet në deklaratë.

Duhet kujtuar me këtë rast se gjuha e përdorur nga zyrtari serb, duke cilësuar si “terroriste” një forcë çlirimtare ndaj një agresioni shtypës, është e huazuar nga Perëndimi. /tesheshi.com/

NA NDIQ NË FACEBOOK