Connect with us

Kosovë

Zyrtare: Lladrovci garon për kryetar të Drenasit me subjektin e tij të ri politik

Publikuar

më

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz LLadrovci ka vendosur që në garën për të parin e këtij qyteti të garojë me subjektin e tij të ri politik.

Sipas njoftimit nga Lladrovci subjekti i ri politik do të quhet PËR DRENASIN KAMPION ME RAMIZ LLADROVCIN.

Ai ka ftuar të gjithë ata që e duan Drenasin me qeverisjen e shkëlqyer, qeverisjen e pandikuar nga faktorët jashtëligjorë dhe jashtë komunës së Drenasit, ta përkrahin subjektin e ri garues në zgjedhje lokale.

Postimi i plotë:

PËR DRENASIN KAMPION ME RAMIZ LLADROVCIN

Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit në Kryesinë e Partisë Demokratike të Kosovës,

Paralajmërimet e hershme për rezultatet e votimit nga disa krerë të lartë të PDK-së,

Mungesën e përgjegjësisë dhe integritetit në vendimmarrje, lidhur me të ardhmen e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së në Drenas,

Mungesa e vendimit të drejtë dhe të arsyeshëm lidhur me nominimin e kandidaturës për zgjedhjet lokale të 12 Tetorit në Drenas,

Të përfaqësimit të kontributit, meritokracisë dhe mbi të gjitha, respektin për arritjet në komunën dhe qytetarët e Drenasit,

Në kundërshtim me arritjet e Degës së PDK-së në Drenas dhe përpjekjeve për ta larguar udhëheqjen aktuale nga qytetari i Drenasit drejtë bedelëve,

Me shumë mirënjohje dhe falënderim për mbështetjen dhe përkrahjen nga pjesa dërmuese e qytetarëve të Drenasit dhe më gjerë, nga të gjitha viset shqiptare,

Në mbrojtje të vlerave të proklamuara në zanafillën e krijimit të Partisë Demokratike të Kosovës, tani të përçudnuara nga akterë të “pushtetit të tretë” apo keqbërës,

Në mbrojtje të qeverisjes së mirë, me duar të pastra, transparente, llogaridhënëse e në shërbim të qytetarit,

Pas mijëra kërkesave e konsultimeve me qytetarë, simpatizantë dhe anëtarë të PDK-së, të Kryesisë së Degës së PDK-së në Drenas dhe dashamirëve, jap këtë:

DEKLARATË

Vendimi për zëvendësimin e Kryetarit më të suksesshëm në historinë e garës për performancë komunale në Republikën e Kosovës, përmes një procedure dhe votimi të paparë deri më tani, nga Kryesia e emëruar me vendim nga vet udhëheqësi aktual i PDK-së, të zgjedhur pa iu nënshtruar zgjedhjeve të brendshme,

Tejkalon dhe shkel vlerat me të cilat identifikohet PDK-ja: Puna, përkushtimi për qeverisje të mirë, transparente e llogaridhënëse të qeverisjes lokale aktuale,

Vepron në papajtueshmëri me interesin qytetar ku nuk vlerësohet ndershmëria, kredibiliteti dhe integriteti i vendimeve në zbatim të ligjit, barazisë para ligjit dhe gjasave e mundësive të barabarta,

Shkeljen e vlerave identifikuese të Partisë Demokratike të Kosovës dhe qytetarin e Drenasit, trashëgimisë më të shkëlqyer në qeverisjen lokale,

Të motivuar nga këto shkaqe, por, duke mos i cekur të gjitha, ne të nënshkruarit më poshtë, kemi vendosur që të formojmë një subjekt të ri garues për zgjedhjet lokale, jo për tu larguar nga PDK, por për ta mbrojtur Komunën e Drenasit dhe interesin qytetar nga degradimi i cili përpiqet të vije nga keqbërësit të lidhur me faktorë të ndryshëm, madje edhe të nivelit qendror të PDK-së,

Subjekti ri do të garojë vetëm në zgjedhjet komunale për asamble dhe kryetar, me besimin se qytetarët e Drenasit do të vazhdojnë ta duan qeverisjen e mirë, pa korrupsion, bashkë më qytetarët e Drenasit e për Drenasin, jo përmes bedelëve dhe pushtetit të ndërmjetëm.

Subjekti i ri quhet:

PËR DRENASIN KAMPION ME RAMIZ LLADROVCIN

PDKRLl

Ftojmë të na bashkohen të gjithë ata që e duan Drenasin me qeverisjen e shkëlqyer, qeverisjen e pandikuar nga faktorët jashtëligjorë dhe jashtë komunës së Drenasit, ta përkrahin subjektin e ri garues në zgjedhje lokale, duke dëshmuar se qytetari i Komunës së Drenasit nuk meriton këtë trajtim, ka aftësi kritike dhe vepron sipas bindjes së vet dhe nuk lejon të keqpërdoret besnikëria e deritanishme për interesa tjera që më së paku e nderojnë qytetarin e Drenasit.

Bashkë, vazhdojmë, +4. PDKRLl!

Shqipëri21 minutes ago

Të maskuarit e vandalizuan, deputeti Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Si lufton për të ardhmen, kur s’njeh krenaritë e vendit?

Lajme1 hour ago

Dosja e Prokurorisë: “PO Petrol Fariz” i Fariz Mazrekut ka deklaruar si naftë 7,180.050.50 litra ujë

Maqedoni2 hours ago

Paralajmërime për marrëveshje të re kolektive dhe paga më të larta për Armatën e Maqedonisë

Lajme3 hours ago

Akademik Kambovski: Propozimi për provimin e jurisprudencës është racional

Shqipëri3 hours ago

SHBA-të lëshojnë urdhër-arresti ndaj ish-udhëheqësit kuban pas 30 vitesh, Raúl Castro!

Lajme4 hours ago

Tensionet në Shqipëri, ambasadori amerikan, ai gjerman dhe ai i BE’së në zyre te Begaj, në takim edhe Mejdani e Topi

Maqedoni4 hours ago

Muhamed Murtezi nga LD: Duhet të hetohet nëse dikush brenda VLEN-it punoi kundër kandidatit tonë në Bërvenicë

Lajme5 hours ago

Daut Beqiri: Asfaltohen pesë rrugë në Haraçinë, punimet vazhdojnë edhe në Orllancë e Grushinë

Maqedoni5 hours ago

Fund largimit nga Armata pas moshës 45-vjeçare! Ushtarët mund të vazhdojnë punën me paga të pandryshuara

Kosovë5 hours ago

Nagavci: Kërkesat për rishqyrtimin e ligjit të Speciales, rikthejnë shqetësimet tona që i ngritëm para miratimit

Shqipëri6 hours ago

Nafta arrin nivelin rekord në pesë muajt e fundit

Lajme6 hours ago

Ministri Sulejmani jep lajmin e madh: Tetova bëhet me Bibliotekë universitare- mundësi më shumë për studentët dhe botën akademike!

NA NDIQ NË FACEBOOK