Connect with us

Kosovë

Zjarr në objektin e Administratës Komunale në Prizren

Publikuar

Objekti i Administratës Komunale në Prizren është kapluar nga zjarri.

Komuna e Prizrenit ka shprehur publikisht falënderim për Njësinë e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës pas incidentit të ndodhur.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Emergjencave dhe Sigurisë, reagimi ka qenë i shpejtë, profesional dhe efikas, duke mundësuar që zjarri të vihet nën kontroll dhe të parandalohet përhapja e tij në hapësira të tjera të objektit.

“Ky reagim i koordinuar dëshmon përgatitjen dhe përkushtimin e institucioneve tona të sigurisë në mbrojtjen e jetës dhe pronës publike,” thuhet në reagimin e komunës.

Nuk është bërë e ditur shkaku i zjarrit dhe as nëse ka pasur të lënduar./insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK