Connect with us

Shqipëri

Zgjimi i Kanunit! Pleqnia e bajraktarëve mblidhet urgjentisht për vendime me ligjin e Lekë Dukagjinit

Publikuar

Një thirrje urgjente pleqnore është lëshuar nga Zef Nika, dera e parë e shtëpisë së bajraktarit të Thaçit, për një mbledhje të jashtëzakonshme në bazë të ligjit të Kanunit të Lekë Dukagjinit.

Takimi, që do të organizohet me protokoll tradicional dhe besa malësore, synon zgjidhjen e një çështjeje të rëndë, në përputhje me normat e nderit, mikpritjes dhe drejtësisë që trashëgojnë malësorët shqiptarë brez pas brezi, pas aksionit të autoriteteve për shembjet në Theth

“Shtëpia e shqiptarit asht e Zotit dhe e mikut. Bukë, kripë e zemër bardhë për mikun, hekur e barot për armikun!”, thuhet në thirrjen e lëshuar nga Zef Nika, duke rikujtuar rregullat e arta të Kanunit, që mbajnë gjallë ndershmërinë dhe rendin në trevat shqiptare.

Në këtë pleqni pritet të marrin pjesë bajraktarë, burra të urtë dhe përfaqësues të besës nga të gjitha malet, me qëllim që vendimi të jetë i drejtë, i prerë dhe i përbashkët, sipas parimeve shekullore të drejtësisë tradicionale.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur situata në Theth është acaruar se tepërmi, teksa ka pasur edhe përplasje mes banorëve nga njera anë dhe autoriteteve nga ana tjetër.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK